Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna palestineze -izraelite


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Një ushtar izraelit është vrarë nga një sulmues me armë dhe thikë në një stacion të autobusëve në jug të Izraelit.

Policia ka thënë se sulmuesi, i cili mendohet se është palestinez është vrarë. Një kalimtarë tjetër nga Eritera, është vrarë gabimisht, duke menduar se ishte bashkëpjesëmarrës në sulm.

40 palestinezë dhe tetë izraelitë janë vrarë nga këto sulme.

Tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve janë përshkallëzuar qysh muajin e kaluar, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë, edhe për myslimanët.

XS
SM
MD
LG