Ndërlidhjet

Kuvendi vazhdon seancën të premten


Pamje nga Kuvendi
Pamje nga Kuvendi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim sot që seanca e Kuvendit, e ndërprerë disa herë tashmë nga forcat politike në opozitë, të vazhdojë të premten e kësaj jave, më 23 tetor.

Vendimi i sotëm i Kryesisë pason takimet që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar me të gjitha partitë politike në Kosovë, në përpjekje për të zhbllokuar punimet në Kuvend.

Bllokimi i tyre është bërë nga ana e opozitës në Kosovë, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre.

Liderët e partive politike në opozitë kërkojnë shfuqizimin e këtyre marrëveshjeve, me theks të veçantë atë që ka të bëjë me themelimin e Asociacionit për komunat e banuara me shumicë serbe.

Deri më tash, opozita ka përdorur edhe gazin lotsjellës, për të penguar punimet në Kuvend.

XS
SM
MD
LG