Ndërlidhjet

Presidenti i Kinës fillon vizitën në Britani të Madhe


Pamje nga pritja e sotme.
Pamje nga pritja e sotme.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping është pritur me një ceremoni nga mbretëresha Elizabeta II, në ditën e parë të vizitës së tij në Britani të Madhe.

Presidenti Xi dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan, janë pritur në Pallatin Buckingham, ku do të mbahet një banket shtetërore.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë se angazhimi i tyre me Kinën është i “interesit nacional.”

Presidenti kinez pritet nesër t’i adresohet deputetëve të parlamentit britanik dhe të ketë takim me kryeministrin David Cameron.

Gjatë vizitës katër ditore, qeveria britanike pret që të arrij marrëveshje prej 30 miliardë funta me Kinën.

XS
SM
MD
LG