Ndërlidhjet

Biden: E këshillova Obamën ta urdhëroj aksionin kundër bin Ladenit


Joe Biden
Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, në një ndryshim të pazakonshëm, tha se në maj të vitit 2011 e kishte këshilluar presidentin, Barack Obama, që t’i vazhdonte planet për aksionin, nga i cili është vrarë lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden.

“Ia thashë atij opinionin tim, se mendoj se ai duhej të shkonte, por le ta ndiqte instinktin e tij”, tha mbrëmë vonë, Joe Biden, në Universitetin Xorxh Uashington.

Më herët zoti Biden kishte thënë se e kishte këshilluar Obamën kundër miratimit të aksionit në vitin 2011, pa i ndërmarrë hapat e mëtejshëm për të verifikuar se bin Ladeni ishte i pranishëm në kompleksin në Pakistan, ku ai përfundimisht ishte vrarë.

Këto komente u bënë derisa zëvendëspresidenti Biden po e shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes në garën e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG