Ndërlidhjet

Kosova, sot në rendin e ditës së UNESCO-s


Agjenda e bordit ekzekutiv të UNESCO-s
Agjenda e bordit ekzekutiv të UNESCO-s

Bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), do të votojë sot mbi rekomandimin për pranimin e Republikës së Kosovës në anëtarësinë e kësaj organizate.

Draft-rezoluta për rekomandimin për pranimin e Kosovës si anëtare më të re në UNESCO, është pika 43 e diskutimit në Bordin ekzekutiv të UNESCOS dhe pritet të shqyrtohet sot rreth orës 15:00.

Për një vendim pozitiv nevojiten votat e shumicës së thjeshtë apo 51 për qind e votave, të 58 vendeve anëtare në Bordin ekzekutiv të UNESCO-s. Prej tyre, 45 vende kanë votuar në favor të kërkesës që pranimi i Kosovës të jetë në agjendën e sotme.

Votimi eventual pozitiv për Kosovën, do ta çonte çështjen në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet prej 3 deri më 18 nëntor.

Konferenca e përgjithshme UNESCO-s përbëhet nga 195 vende anëtare dhe për vendimin pozitiv për Kosovën, që do të ishte përfundimtar për pranimin në UNESCO, nevojiten dy të tretat e votave.

Lexoni edhe këtë: Përfitimet nga UNESCO, imponojnë edhe përgjegjësi

XS
SM
MD
LG