Ndërlidhjet

Kosova në Panairin e Librit në Frankfurt


Prezantimi i Kosovës në Panairin e Frankfurtit
Prezantimi i Kosovës në Panairin e Frankfurtit

Panairi i 67-të i librit në Frankfurt të Gjermanisë, ishte më i suksesshmi ndërt vite, ka thënë Juergen Boos, drejtor i kësaj ngjarjeje kulturore, e cila këtë vit tërhoqi mbi 276, 000 adhurues librash deri më 19 tetor.

Përgjithësisht, ekspertët kanë vlerësuar se panairi i këtij viti, ka qenë i përcjellur me tone politike mbi lirinë e të shprehurit dhe publikimit.

Në këtë panair, gazetarëve të Radios Evropa e Lirë u ka rënë në sy prezantimi i Kosovës, me fotografi që tregojnë pasuritë natyrore të Kosovës.

Edon Zeneli, nga shtëpia botuese “Buzuku” në Prishtinë, ka thënë se koncepti i prezantimit kësaj radhe, krahas publikimeve më të mira në Kosovë mbi historinë, kulturën, letërsinë…, ka përmbledhur edhe pejsazhet që tregojnë bukuritë natyrore të Kosovës.

XS
SM
MD
LG