Ndërlidhjet

FMN: Bllokada në Kuvend ndikon negativisht në ekonomi dhe buxhet


Prishtinë, 21 tetor 2015.
Prishtinë, 21 tetor 2015.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Jacques Miniane.

Në një njoftim për media të Kuvendit thuhet se dy zyrtarët kaë biseduar për nevojën e miratimit të ligjeve që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe aspektet buxhetore.

Miniane ka thënë se aktivitetet kuvendore nuk duhet të vonohen, sepse, sipas tij, mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin makro dhe mikrofiskal, si dhe mund të sjellin te vështirësitë që lidhen me planifikimin objektiv dhe realizimin e buxhetit për vitin në vijim.

Veseli, në anën tjetër, ka theksuar se prioritet i institucioneve në Prishtinë është zhvillimi ekonomik dhe ligjet që i takojnë kësaj fushe.

Partitë opozitare kanë bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës që disa javë, duke insistuar në tërheqjen e nënshkrimeve të kryeministrit Isa Mustafa nga marrëveshja me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nga marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

XS
SM
MD
LG