Ndërlidhjet

Putin, Erdogan flasin për vizitën e Assadit në Moskë


Putin & Erdogan - foto arkivi
Putin & Erdogan - foto arkivi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë biseduar për vizitën e papritur në Moskë të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se dy liderët kanë biseduar përmes telefonit për situatën në Siri.

“Në këtë kontekst, lideri i Rusisë ka informuar homologun turk për rezultatet e vizitës së Assadit në Moskë”, ka thënë Peskov.

Bisedën telefonike e ka konfirmuar edhe Presidenca turke.

Vizita e Assadit të martën në Moskë ka qenë vizita e parë e tij jashtë vendit prejse ka shpërthyer lufta në Siri në vitin 2011.

Qëndrim i Turqisë zyrtare është se Assadi nuk duhet të ketë asnjë rol në të ardhmen e Sirisë.

Rusia, ndërkaq, është aleate e tij.

XS
SM
MD
LG