Ndërlidhjet

Zejnullahu: Fituan mashtrimi dhe shantazhi


Nga protestat kundër rektorit... (foto arkivi)
Nga protestat kundër rektorit... (foto arkivi)

Rektori i shkarkuar i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, ka lëshuar një reagim për media pas vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së për largimin e tij nga pozita.

“Vendimi i sotëm i Këshillit nuk kishte të bënte me mua ose me stafin tim, por me idenë e reformës dhe progresit që ne po e përkrahim fuqishëm dhe idenë e mashtrimit dhe shantazhit që e përkrahin disa njerëz të fuqishëm. Sot, fatkeqësisht, fitoi kjo e dyta”, ka thënë Zejnullahu.

“Unë ende besoj në fuqinë e UP-së dhe të shoqërisë sonë për t'u transformuar, duke respektuar vlerat e duke ndërtuar institucione që punojnë për të mirën e përgjithshme e jo për klane njerëzish të fuqishëm. Unë do të vazhdoj ta jap kontributin tim për të mirën e UP-së në cilëndo pozitë që jam. Forca e dijes dhe arsyes do të triumfojë herët apo vonë. Rrugës do të humbim shumë beteja, por nuk duhet të ndalemi”, është shprehur Zejnullahu.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG