Ndërlidhjet

Ekspertët: Netanyahu shtrembëron faktet për Holokaustin


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ngjallur kritika me deklaratat se një lider palestinez ka bindur nazistët të shfarosin hebrenjtë gjatë viteve 1940.

Netanyahu ka thënë se Adolf Hitleri ka dashur vetëm të dëbojë hebrenjtë nga Evropa, ndërsa Myftiu i Madh i Jerusalemit, Haj Amin al-Husseini, i ka thënë atij: “Digji ata”.

Politikanët opozitarë në Izrael dhe ekspertët e Holokaustit kanë akuzuar Netanyahun për shtrembërim të fakteve historike.

Ata kanë thënë se Hitleri ka folur hapur për vendosmërinë e tij për të shfarosur “racën hebraike” qysh në janar të vitit 1939, dy vjet para se ka takuar myftiun Husseini.

I pyetur për komentet e Netanyahut, një zëdhënës i Qeverisë gjermane ka thënë se Holokausti ka qenë përgjegjësi e Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG