Ndërlidhjet

Rusia me bazë ushtarake në Arktik në vitin 2018


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (djathtas) dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (djathtas) dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se Rusia do ta ketë njësinë e përhershme ushtarake në Arktik, në vitin 2018.

“Ne nuk mbajmë sekrete – kemi krijuar praktikisht një bazë në ishujt Novosibirsk. Është një bazë e madhe ushtarake. Nuk ka pasur asnjë të tillë në periudhën sovjetike”, ka thënë Shoigu.

Rusia, për herë të parë, i ka bërë publike synimet e tilla në vitin 2008.

Ndërtimi i infrastrukturës ushtarake në Arktik është pjesë e Doktrinës së përditësuar Detare, e cila e proklamon rajonin si një prioritet të lartë, për shkak të pasurisë me minerale dhe rëndësisë strategjike.

XS
SM
MD
LG