Ndërlidhjet

Ushtria e Pakistanit “vret 21 terroristë”


Pakistan
Pakistan

Ushtria pakistaneze ka thënë se sulmet e saj ajrore kanë vrarë 21 “terroristë” në një rajon fisnor pranë kufirit me Afganistanin.

“Sulmet janë kryer nga avionët luftarakë të Pakistanit në fshatrat e largët, Tirah dhe Rajgal, në rajonin Khiber”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

Pretendimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur pasi gazetarëve nuk u lejohet qasja në zonë.

Sulmet janë pjesë e një operacioni të madh ushtarak për pastrimin e strehave të talibanëve dhe al-Kaidës, që ka nisur në qershor të vitit 2014 në Vaziristanin Verior.

Ky i fundit është njëri nga shtatë rrethet fisnore të Pakistanit në kufi me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG