Ndërlidhjet

Kërkohet zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në ish Jugosllavi


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës, Prenkë Gjetaj, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komisionit për Persona të Zhdukur të Malit të Zi, Dragan Gjukanoviq.

“Gjatë takimit, u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy komisioneve, në përpjekjen e përbashkët për ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi,” thuhet në njoftim të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Me këtë rast është nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Të dy vlerësuan se numri i të zhdukurve në tërë rajonin është mbi 10 mijë persona, andaj Komisionet do të bëjnë përpjekje për nxjerrjen e një liste të përbashkët në nivel rajonal.”

Gjetaj dhe Gjukanoviq kanë zhvilluar edhe një takim të përbashkët me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG