Ndërlidhjet

Sot sërish seanca e Kuvendit


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë disa herë tashmë nga forcat politike në opozitë.

Seanca është paralajmëruar se do të mbahet në orën 16 00.

Deputetët e partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma janë të prerë se as sot nuk do të ketë mbajtje të seancës, përderisa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk tërheq nënshkrimin nga marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, e nënshkruar më 25 gusht në Bruksel.

Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar si jo të mira për Kosovën, zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Duke iu drejtuar forcave politike në opozitë, ambasadori amerikan kishte deklaruar se ato janë “duke e lënduar ekonominë e Kosovës, janë duke e izoluar Kosovën dhe janë duke rrezikuar liberalizimin e vizave” në zonën Schengen të Bashkimit Evropian, për qytetarët e Kosovës.

Deri më tash, opozita ka përdorur edhe gazin lotsjellës, për të penguar punimet në Kuvend.

XS
SM
MD
LG