Ndërlidhjet

Jahjaga: Kosova e përkushtuar për të drejtat e komuniteteve


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion nga Unioni i Romëve të Ballkanit - BAROM me përfaqësues të romëve nga Turqia, Maqedonia dhe nga Kosova, i cili udhëhiqej nga kryetari i këtij Unioni, Nexhdet Mustafa, njëherësh ministër pa portofol në Qeverinë e Maqedonisë.

Në një njoftim për media thuhet se presidentja Jahjaga me delegacionin nga BAROM-i ka biseduar për të drejtat, liritë dhe kushtet në të cilat jetojnë dhe veprojnë qytetarët romë të Kosovës.

“Me këtë rast Presidentja Jahjaga theksoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ju garanton të gjithë qytetarëve, të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, të drejta dhe liri të barabarta. Ajo tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta mbrojnë identitetin etnik, kulturor dhe fetar të të gjitha komuniteteve. “

Ndërsa kryetari i Unionit të Romëve të Ballkanit, Nexhdet Mustafa, ka thënë në takim se “mision i tyre është përmirësimi i kushteve të jetës dhe të punës, si dhe integrimi i romëve në shoqëritë dhe në institucionet në të gjitha vendet e Ballkanit".

XS
SM
MD
LG