Shiitët kremtojnë Festën e Ashurës
Myslimanët shiitë në Peshauar të Pakistantit kanë përkujtuar martirizimin e Imamit Husein – nipit të Profetit Muhamed – mbi 1,300 vjet më parë. Festa e Ashurës konsiderohet si ditë zie, kur burrat shiitë performojnë akte të vetëshkatërrimit. Autoritetet kanë ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë për të parandaluar sulmet eventuale nga ekstremistët sunitë. Një ditë para festës, një kamikaz ka sulmuar një xhami shiite në provincën Baluçistan të Pakistanit, duke vrarë së paku 11 njerëz.