Ndërlidhjet

Pas sulmit në Suedi fshihen “motive raciste”


Trollhatan, Suedi
Trollhatan, Suedi

Personi i maskuar, i cili ka vrarë një mësues dhe një nxënës të enjten në një shkollë të Suedisë, ka pasur “motive raciste”.

Shefi i policisë, Niclas Hallgren, ka thënë se konstatimi bazohet në atë që është gjetur në banesën e vrasësit dhe në “sjelljen e tij gjatë sulmit”.

Sipas raporteve të mediave, sulmuesi, 21 vjeç, ka pasur simpati për ekstremin e djathtë.

I armatosur me shpatë, ai ka sulmuar një shkollë në qytetin Trollhatan, përpara se është qëlluar për vdekje nga policia.

“Mund të konfirmojnë se ky ka qenë një krim racist, pjesërisht për shkak se personi ka zgjedhur viktimat në bazë të ngjyrës së lëkurës”, ka thënë Hallgren.

Helmeta që ka bartur sulmuesi në kokë, ka qenë e ngjashme me helmetat e ushtarëve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG