Ndërlidhjet

Bisedime të tjera për Sirinë më 30 tetor


Vjenë, 23 tetor 2015.
Vjenë, 23 tetor 2015.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se shpreson në organizimin e një tjetër takimi për krizën në Siri, më 30 tetor.

Ai i ka bërë këto komente në Vjenë, pas bisedimeve që ka zhviluar me homologët nga Rusia, Turqia dhe Arabia Saudite.

“Kemi rënë dakord që të konsultohemi me të gjitha palët dhe të mblidhemi, me shpresë të premten e ardhshme, në një takim më të gjerë, për të shqyrtuar nëse ka bazë të mjaftueshme për të çuar përpara procesin politik”, ka thënë Kerry.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka përsëritur qëndrimin e Moskës se është kundër largimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, nga ndonjë forcë e jashtme.

“Fati i presidentit të Sirisë duhet të vendoset nga populli sirian”, ka thënë Lavrov.

Bisedimet në Vjenë janë zhvilluar pak ditë pasi Assadi ka vizituar Moskën, në një udhëtim të papritur.

Uashingtoni ka kritikuar Moskën për mikpritje me qilim të kuq të Assadit.

Rusia, qysh më 30 shtator, është duke kryer sulme ajrore në Siri kundër grupeve militante dhe rebele, që kundërshtojnë regjimin e Assadit.

XS
SM
MD
LG