Ndërlidhjet

Bilanci i protestave: Arrestohen 10 persona, një polic i lënduar


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i saj është lënduar, ndërsa 10 protestues janë arrestuar gjatë zhvillimeve të mbrëmshme para ndërtesës së Kuvendit.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës kumton se “njësitet policore gjatë veprimeve të tyre kanë arrestuar dhjetë (10) protestues të dhunshëm, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore”.

Po ashtu, vijon njoftimi, “si pasojë e dhunës së shprehur nga disa protestues është lënduar një (1) zyrtar policor i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore”.

Sipas Policisë, protestuesit gjatë gjithë kohës kanë hedhur mjete të ndryshme drejt objektit të Kuvendit të Kosovës,duke përfshirë mjete piroteknike, fishekzjarre, boca me ngjyrë e tym, boca me zjarr, mjete të forta gur masiv dhe koktej molotovi.

XS
SM
MD
LG