Ndërlidhjet

Erdogan: Nuk do të lejohet okupimi kurd i Sirisë veriore


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se nuk do t’i lejoj kurdët që ta marrin kontrollin në pjesën veriore të Sirisë.

Mëtutje, gjatë fjalimit të mbrëmshëm në pjesën jugore të Turqisë, ai e ka dënuar përfshirjen e qytetit sirian, Tel Abyad, në një strukturë politike autonome të krijuar nga kurdët, javën e kaluar.

“Të gjithë ata duan ta okupojnë tërë Sirinë veriore”, tha Erdogan, dhe ka shtuar se “në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që pjesa veriore e Sirisë të bëhet viktimë e makinacioneve të tyre”.

Turqia është e alarmaur nga përfitimet territoriale të kurdëve në Siri, pasi ka shqetësime se mund ta nxisin separatizmin në mesin e pakicës së saj kurde.

Qyteti Tel Abyad, në kufirin me Turqinë, prej muajit qershor të këtij viti është nën kontroll të Njësiteve të Mbrojtjes së Popullit Kurd, pasi ata i kishin dëbuar militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG