Ndërlidhjet

Izrael: U pengua përpjekja e një personi të depërtoj në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Izraeli thotë se një shtetas i vet e ka përdorë një fluturake pa makinë të depërtoj ilegalisht në Sirinë fqinje.

Zyrtarët thanë se ky person dje kishte fluturar mbi Rrafshnaltën e Golanit.

Ushtria e Izraelit e ka përshkruar këtë person si arab nga qyteti Jalujia, me popullatë shumicë myslimane, në veriperëndim të Tel Avivit.

Ushtria nuk i ka konfirmuar raportet se ky person ndoshta ka dashur t’i bashkohet ndonjë grupi të armatosur në Siri.

Aktualisht, Izraeli zyrtarisht e mbanë një qëndrim neutral ndaj konfliktit në Siri, por dhjetëra shtetas të tij arabë raportohet se kishin depërtuar në këtë vend gjatë viteve të fundit për tu përfshirë në luftën civile.

XS
SM
MD
LG