Ndërlidhjet

Vdesin pesë turistë në Kanada


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Autoritetet në perëndim të Kanadasë kanë thënë se paku pesë persona kanë humbur jetën, kur një anije me turistë u fundos në bregdetin British Columbia.

Qendra për Shpëtim e Kanadasë ka konfirmuar se anija kishte kërkuar ndihmë përmes radio lidhjes gjatë pasdites në ishullin e Vankuverit, në British Columbia.

Autoritetet kanë konfirmuar se në anije ishin gjithsej 27 udhëtarë, por ato nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth shkaktarit të aksidentit.

XS
SM
MD
LG