Ndërlidhjet

Bagdad: Shtatë të vrarë nga sulmi vetëvrasës


Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës afër Bagdadit
Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës afër Bagdadit

Nga një sulm i sotëm vetëvrasës kundër një grupi të pelegrinëve shiitë në Bagdad, janë vrarë së paku 7 vetë dhe 19 të tjerë janë plagosur, kanë thënë zyrtarët.

Agjencia Reuters ka raportuar se dy prej të vrarëve ishin policë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, kanë thënë se i kanë organizuar disa sulme të mëparshme, në shënjestër të të cilave ishin shiitët, në fillim të periudhës së shenjtë të Muharremit, që shënon vrasjen e Huseinit, nipit të Profetit Muhamet, në vitin 680.

XS
SM
MD
LG