Ndërlidhjet

Monitoruesit evropianë i lavdërojnë zgjedhjet në Ukrainë


Pamje nga numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në Ukrainë
Pamje nga numërimi i votave nga zgjedhjet lokale në Ukrainë

Misioni evropian monitorues tha se zgjedhjet e djeshme lokale në Ukrainë ishin “në përgjithësi të organizuara mirë”, por ka theksuar se ende ka nevojë “për reformë të mëtejshme”.

Monitoruesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thanë sot se konflikti ndërmjet separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës dhe forcave qeveritare, ka bërë që të mos votojnë më se 5 milionë njerëz.

“Zgjedhjet e djeshme lokale ishin pikë fillestare të decentralizimit dhe reformës territoriale në Ukrainë”, tha shefi i delegacionit të Këshillit të Evropës, Gudrun Mosler-Tornstrom.

Andrej Plenkovic, shef i delegacionit të Parlamentit Evropian tha se “zgjedhjet janë mbajtur në masë të madhe në linjë me standardet e pranuara ndërkombëtare”.

Rezultatet finale të këtyre zgjedhjeve nuk pritet të shpallen para 28 tetorit, ndërsa pritet edhe rundi i dytë në disa qytete.

XS
SM
MD
LG