Ndërlidhjet

SHBA: Irani të përfshihet në bisedimet për Sirinë


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit kanë thënë se bisedime të reja për Sirinë duhet të mbahen më 30 tetor dhe se ato duhet të përfshijnë edhe Iranin.

“Jemi të vetëdijshëm se duhet përfshirë edhe Iranin për t’i dhënë fund tranzicionit politik atje”, ka thënë zëdhënësi John Kirby.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologët e tij nga Rusia, Arabia Saudite dhe Turqia janë takuar në Vjenë më 23 tetor.

Bisedimet kanë shënuar pak përparim, për shkak të mosmarrëveshjeve për të ardhmen e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Kirby ka thënë se roli i Iranit në konfliktin sirian, përfshirë mbështetjen e tij për Assadin dhe Hezbollahun libanez, ka qenë i padobishëm, porse ai duhet t’iu bashkohet bisedimeve.

“Irani është aktor në këtë proces. Ai ka marrëdhënie me regjimin e Assadit”, ka thënë Kirby.

XS
SM
MD
LG