Ndërlidhjet

Kryesia e Kuvendit vendos sot për seancën e radhës


Foto arkivi
Foto arkivi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të vendosë sot për mbajtjen e seancës së radhës.

Partitë opozitare kanë bllokuar punën e Kuvendit për gati dy muaj, duke i vënë kusht kryeministrit Isa Mustafa tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nga marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Opozita ka hedhur disa herë gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Mediat në Prishtinë raportojnë se koalicioni qeverisës ka kërkuar që seanca të mbahet këtë të enjte.

XS
SM
MD
LG