Ndërlidhjet

Izrael: Arrestohet një klerik islamik për dhunën e fundit


Policia e Izraelit gjatë përleshjeve me demonstruesit palestinezë
Policia e Izraelit gjatë përleshjeve me demonstruesit palestinezë

Një gjykatë izraelite ka vendosur dje që ta burgos një klerik radikal islamist, grupi i të cilit është akuzuar për nxitjen e valës së dhunës lidhur me kompleksin e shenjtë, Al-Aqsa, në Jerusalem.

Kleriku, Raed Saleh, shef i krahur radikal të Lëvizjes Islamike në Izrael, është shpallur fajtor për thirrje për nxitje të dhunës në kompleks, gjatë një fjalimi në vitin 2007.

Ai, po ashtu, ishte në vëzhgim të qeverisë për kryerje të aksioneve që i kanë shtuar tensionet lidhur me kompleksin në Jerusalem, që kanë çuar në valë të protestave të dhunshme kundër Izraelit me thika dhe të shtëna.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pat premtuar javën e kjaluar, për ta ndalur aktivitetin e Lëvizjes Islamike për “nxitje të egër” të sulmeve aktuale.

Në vitin 2007, zoti Salah pat kërkuar nga “të gjithë myslimanët” ta fillojnë një kryengritje “në mbështetje të Jerusalemit të shenjtë dhe xhamisë së bekuar, Al-Aqsa”.

Vuajtja e dënimit me burg prej 11 mujash do të filloj më 15 nëntor.

Më parë ai ishte i burgosur për sulm ndaj një oficeri policor dhe për dërgim të parave për Hamasin, grup militant islamik që e qeverisë Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG