Ndërlidhjet

Arrestohet një studente ruse që synonte IS-in


Flamuri i Shtetit Islamik
Flamuri i Shtetit Islamik

Autoritetet ruse kanë arrestuar një studente të Universitetit Shtetëror të Moskës, nën akuzat se ka bërë përpjekje të rekrutojë njerëz për t’iu bashkuar grupit militant të Shtetit Islamik (IS).

Gjykata e Qarkut Lefortovsky ka urdhëruar arrestimin e studentes 19 vjeçe, Varvara Karaulova.

Ajo është ndaluar në Turqi në muajin qershor, derisa ka bërë përpjekje të kalojë kufirin me Sirinë.

Trembëdhjetë rusë të tjerë dhe katër azerbajxhanas janë kapur bashkë me të.

Pasi është kthyer në Rusi, më 12 qershor, autoritetet kanë vendosur të mos hapin rast penal kundër saj.

Babai i Karaulovas ka thënë se në atë kohë, ajo ka vendosur t’i bashkohet Shtetit Islamik, pasi ka rënë në dashuri me një burrë, përmes Internetit.

XS
SM
MD
LG