Amnesty International ka thënë se ka prova se zyrtarët australianë kanë paguar kontrabandistë të kthejnë prapa anije me azilkërkues, duke rrezikuar jetët e tyre.
Në një raport të publikuar sot, organizata për të drejtat e njeriut ka thënë se jetët e azilkërkuesve janë rrezikuar në dy incidente në maj dhe në korrik.
Në përgjigje, Qeveria e Australisë ka hedhur poshtë akuzat.
Australia ka një politikë të diskutueshme të tolerancës zero ndaj anijeve të migrantëve që arrijnë territorin e saj.
Asnjë migrant apo azilkërkues nuk lejohet të arrijë në territoret e Australisë me anije.
Amnesty International ka bërë thirrje për një hetim të incidenteve nga qeveria.