Ndërlidhjet

Franca dhe aleatët diskutojnë për largimin e Assadit


Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius.
Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius.

Franca ka thënë se ka punuar me aleatët e saj për detajet e një tranzicioni politik, i cili garanton largimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, “brenda një afati të caktuar kohor”.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, i ka bërë këto komente pas një takimi në Paris, që ka përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Gjermanisë, Italisë, Arabisë Saudite, Turqisë, Jordanisë, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Fabius ka thënë përmes një deklarate se grupi ka diskutuar po ashtu “nevojën e vazhdimit të përpjekjeve për të luftuar grupin Shteti Islamik në Siri, duke mbështetur opozitën e moderuar siriane”.

Takimi në Paris nuk ka përfshirë mbështetësit kryesorë të Assadit, Rusinë dhe Iranin, të cilët insistojnë se Assadi duhet të mbetet pjesë e çdo tranzicioni qeveritar.

XS
SM
MD
LG