Ndërlidhjet

Moldavi: Parlamenti voton për rrëzimin e qeverisë


Valieriu Strelet.
Valieriu Strelet.

Parlamenti i Moldavisë, me shumicë votash ka larguar qeverinë që udhëhiqet nga kryeministri Valieriu Strelet.

65 deputetë nga 101 sa ka gjithsej parlamenti, kanë rrëzuar me mocion mosbesimi qeverinë.

Valieriu Strelet, para votimit ka deklaruar se ai nuk do të japë dorëheqje, pas demonstratave të mëdha që kanë përfshirë vendin, pas skandalit të bankave.

Largimi i Strelet nga pushteti nënkupton pranimin e akuzave për korrupsion kundër tij dhe do të rezultojë me negociata të reja me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Akuzat për korrupsion lidhen edhe me vendimin e fundit të parlamentit të Moldavisë, i cili me 15 tetor kishte votuar për heqjen e imunitetit për ish kryeministrit Vlad Filat, në mënyrë që prokurorisë t’i hapet rruga e hetimeve, për akuzuat për korrupsion.

Prokurori Corneliu Gurin kishte akuzuar ish kryeministrin Filat se ai ka marrë ryshfet në një shumë totale prej 250 milionë dollarëve nga një biznesmen dhe që në një mënyrë i ka dhënë atij kontroll mbi tri bankat e Moldavisë, nga të cilat janë zhdukur 1.5 miliardë dollarë, para zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura në nëntor të 2014-ës.

XS
SM
MD
LG