Ndërlidhjet

Rusia bllokon krijimin e rezervatit natyror në Antarktik


Pamje nga Antarktiku Lindor
Pamje nga Antarktiku Lindor

Rusia përsëri i ka bllokuar përpjekjet për krijimin e rezervatit më të madh natyror në botë në Antarktik, që është vendi i fundit që e kundërshton mbrojtjen e ujërave të paprekura nga peshkimi.

Një plan i rishqyrtuar, sot për të parën herë këtë vit, ka fituar mbështetje nga Kina, në mbledhjen e një komisioni për konzervimin e Antarktikut në Australi.

Por, Rusia për të pestën herë me radhë e ka penguar këtë grup në arritjen e konsensusit të nevojshëm për marrëveshje për mbrojtje të Oqeanit Jugor, që paraqet afro 10% të sipërfaqes së Tokës.

Kina e ka mbështetur planin për mbrojtjen e Detit Ros të akullt, që është eksosistemi detar i fundit i paprekur në Tokë, i mbrojtur nga ndotja, mbipeshkimi dhe speciet invazive.

Rusia, që ka ofruar vazhdim të punës në arritjen e konsensusit, ka argumentuar se një hapësirë kaq e madhe nuk do të duhej të mbyllje për peshkim.

Udhëheqësi i delegacionit të Shteteve të Bashkuara, Evan Bloom, tha se kundërshtimi i Rusisë është frustrues, por “ekziston edhe pak optimizëm pasi tash vetëm një shtet e kundërshton atë dhe ne jemi më afër se asnjëherë më parë”.

Antarktiku është shtëpi e më se 10 mijë llojeve të organizmave të gjallë, përfshirë pjesën më të madhe të pinguinëve, balenave, zogjve detarë dhe kallamarëve grandioz.

XS
SM
MD
LG