Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmi raketor – 40 të vrarë


Pamje pas sulmit në Douma
Pamje pas sulmit në Douma

Grupet opozitare në Siri thonë se nga një sulm qeveritar me raketa afër kryeqytetit Damask, janë vrarë më se 40 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Grupi Komitetet Lokale të Koordinimit dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, thonë se së paku 10 raketa të lansuara nga toka e kanë qëlluar sotqytetin Douma, që është nën kontroll të kryengritësve.

Këto raporte janë konfirmuar edhe nga një rrjet i aktivistëve me seli në Douma.

Douma është pjesë e Goutes Lindore, që është baza më e madhe e kryengritësve në provincën e Damaskut.

Ky sulm me raketa u ndërmor derisa në Vjenë diplomatët nga 17 vende po diskutojnë për përfundimin e konfliktit në Siri.

XS
SM
MD
LG