Ndërlidhjet

Bisedime të reja për Sirinë, pas dy javësh


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Ministri i jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka deklaruar se ministrat e jashtëm do të takohen sërish pas dy javëve, në një raund të ri të bisedimeve, në përpjekje për ti dhënë fund konfliktit në Siri.

“Ne kemi biseduar për të gjitha çështjet, edhe për ato më të vështirat,” u ka thënë ai gazetarëve, pas takimit të 17 vendeve, në Vjenë, për të gjetur një zgjidhje politike për luftën në Siri.

“Ka pika mos pajtimi, por kemi ecur mirë sa të takohemi sërish, në të njëjtën përbërje, pas dy javësh,” ka thënë Fabius.

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka thënë se ministrat do të takohen pas dy javësh për një raund të ri, në Vjenë.

Në takimin e Vjenës, Irani ka marrë pjesë për herë të parë , në këto bisedime si përpjekje e vendeve të botës, për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit gati pesë vjeçarë në, Siri, nga i cili kanë humbur jetën më shumë se 250 mijë civilë.

XS
SM
MD
LG