Ndërlidhjet

Arrin në 57 numri i të vrarë në Siri


Pamje nga qyteti.
Pamje nga qyteti.

Së paku 57 persona janë vrarë dhe dhjetarë janë plagosur, nga raketat të cilat i ka hedhur sot qeveria e Damaskut, në një treg, në qytetin Douma, në Siri.

Grupi Komitetet Lokale të Koordinimit dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, thonë se së paku 10 raketa të lansuara nga toka e kanë qëlluar sot qytetin Douma, që është nën kontroll të kryengritësve.

Këto raporte janë konfirmuar edhe nga një rrjet i aktivistëve me seli në Douma.
Douma është pjesë e Goutes Lindore, që është baza më e madhe e kryengritësve në provincën e Damaskut.

XS
SM
MD
LG