Ndërlidhjet

Goditet një kamp në Irak, 26 të vdekur


Pamje nga kampi.
Pamje nga kampi.

Së paku 26 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, kur një raketë ka goditur një kamp, në të cilën ishte strehuar një organizatë disidente iraniane në afërsi të Bagdadit, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, dënon sulmin e djeshëm në kampin Hurriya, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtarë në Bagdad, ku kanë vdekur 26 banorë dhe shumë të lënduar,” ka thënë zëdhënësi i Ban ki Moon-it.

“Sekretari i Përgjithshëm i bënë thirrje qeverisë në Irak të hetoj incidentin dhe t’i sjellë para drejtësisë kryerësit e këtij sulmi. Sulme të tilla nuk mund të lejohen.”

XS
SM
MD
LG