Ndërlidhjet

Avioni rus i pasagjerëve rrëzohet në Egjipt


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një aeroplan rus me më shumë se 200 pasagjerë në bord është rrëzuar në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Zyrtarët egjiptianë kanë thënë se aeroplani është zhdukur nga radari shumë shpejt pasi është nisur nga aeroporti në qytetin Sharm el-Sheik.

Zyra e kryeministrit të Egjiptit, Sharif Ismail, ka thënë se avioni është rrëzuar “në qendër të Sinait”.

Agjencia ruse e aviacionit Rosaviatsiya ka rarpotuar se avioni i pasagjerëve është zhdukur.

Shumica e pasagjerëve thuhet të kenë qenë turistë rusë.

XS
SM
MD
LG