Ndërlidhjet

Kerry nis turneun në Azinë qendrore


Kerry në Bishkek të Kirgizisë.
Kerry në Bishkek të Kirgizisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Kirgizi, e cila është ndalesa e parë e turneut të tij në Azinë qendrore.

Gjatë katër ditëve të ardhshme, Kerry do të vizitojë edhe Uzbekistanin, Kazakistanin, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin.

Kryediplomati amerikan do t’i sigurojë zyrtarët atje se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur.

Qeveritë e Azisë qendrore druajnë se tërheqja graduale e forcave amerikane nga Afganistani do t’iu japë fund interesave të Uashingtonit në rajon.

XS
SM
MD
LG