Ndërlidhjet

Rusia në zi për viktimat e rrëzimit të avionit


Të afërmit e viktimave të rrëzimit të aeroplanit rus...
Të afërmit e viktimave të rrëzimit të aeroplanit rus...

Rusia është në zi për 224 viktimat e rrëzimit të aeroplanit, të shtunën në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Hetuesit po bëjnë përpjekje të përcaktojnë shkakun e tragjedisë.

Një degë lokale e grupit militant të Shtetit Islamik ka thënë se ka rrëzuar aeroplanin, por pretendimet e tilla janë hedhur poshtë nga autoritetet ruse.

Burimet egjiptiane të sigurisë kanë thënë se nuk ka indikacione se avioni Airbus A321 është hedhur në erë.

Aeroplani i kompanisë Kogalymavia ka qenë duke fluturuar nga Sharm el-Sheiku në Shën Petersburg.

XS
SM
MD
LG