Ndërlidhjet

Turqia voton në zgjedhjet parlamentare


Turqi - foto arkivi
Turqi - foto arkivi

Turqia voton sot në zgjedhjet parlamentare, për herë të dytë në pesë muaj.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e themeluar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka dështuar të sigurojë shumicën në zgjedhjet e qershorit, ndërsa përpjekjet për të formuar koalicion qeveritar kanë qenë të pasuksesshme.

Siguria është çështje kyçe në këto zgjedhje, sidomos pas dhunës së javëve të fundit midis forcave turke dhe militantëve kurdë.

Erdogan ka premtuar rikthimin e stabilitetit nëse partia e tij fiton zgjedhjet.

Erdogan po ashtu ka thënë se do të respektojë rezultatin zgjedhor.

XS
SM
MD
LG