Ndërlidhjet

Vdes zyrtari që aksidentalisht hapi Murin e Berlinit


Guenter Schabowski
Guenter Schabowski

Guenther Schabowski, ish-zyrtari i lartë i Gjermanisë Lindore, i cili aksidentalisht ka njoftuar për hapjen e Murit të Berlinit më 1989, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Schabowski, në një konferencë për gazetarë, më 9 nëntor, 1989, ka thënë se kufizimet e udhëtimit të qytetarëve hiqen menjëherë, duke bërë që dhjetëra-mijëra njerëz të kalojnë në Gjermaninë Perëndimore.

Zyrtarët kanë planifikuar që këtë njoftim ta bëjnë ditën e nesërme.

Më pak se një vit më vonë, Gjermania Lindore dhe Perëndimore janë bashkuar në një shtet, duke i dhënë fund ndarjes 45-vjeçare.

XS
SM
MD
LG