Ndërlidhjet

Gjermania uron Erdoganin për fitoren


Mbështetës të partisë së Erdoganit në Ankara.
Mbështetës të partisë së Erdoganit në Ankara.

Gjermania ka përshëndetur zgjedhjet paqësore në Turqi, duke i bërë thirrje qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan që të udhëheqë në “frymën e unitetit kombëtar”.

Partia e Erdoganit ka fituar shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.

Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka lavdëruar procesin paqësor të zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e lartë të votuesve, që, sipas tij, tregojnë angazhimin e popullit turk “për të investuar në një proces demokratik”.

Seibert është zotuar se Gjermania “do të vazhdojë të bashkëpunojë nga afër me Qeverinë turke”, e cila përballet me sfida të mëdha, përfshirë “luftën kundër grupit militant të Shtetit Islamik, konfliktin me kurdët, polarizimin e brendshëm politik dhe trajtimin e ndikimit të krizës në Siri”.

Lexoni edhe këtë:​

OSBE kritikon zgjedhjet në Turqi

XS
SM
MD
LG