Ndërlidhjet

Cikloni godet Jemenin, një i vdekur


Jemen
Jemen

Një ciklon i rrallë tropikal ka goditur ishullin e largët të Jemenit, Sokotra, duke shkaktuar vdekjen e së paku një personi.

Cikloni ka lëvizur më pas në pjesën kontinentale të Jemenit.

Shumë banorë kanë gjetur strehim në shkolla dhe shpella, pasi cikloni, i emërtuar Chapala, ka sjellë erëra të fuqishme, shira të furishëm dhe valë të mëdha në ishull.

Besohet se kjo është stuhia më e fuqishme që ka goditur Jemenin në dekada.

Organizata Botërore Meteorologjike e ka përshkruar ciklonin si “jashtëzakonisht të rëndë”.

XS
SM
MD
LG