Ndërlidhjet

Parlamenti i Irakut kufizon pushtetin e kryeministrit


Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.

Ligjvënësit irakianë kanë votuar për të kufizuar pushtetin e kryeministrit Haidar al-Abadi në miratimin e refomave, duke e detyruar atë që të kërkojë aprovimin e parlamentit përpara se të kalojë reforma të rëndësishme.

Deputeti Muhsin al-Saadoun ka thënë se votimi i sotëm nuk është “qëndrim negativ” kundër planit të reformave të Abadit, porse parlamenti do që të ruajë ndarjen e kompetencave midis qeverisë dhe legjislativit.

Shkarkimi i nënkryetarëve dhe i zëvendëskryeministrave nga ana e Abadit, si dhe shkurtimet në pagat e punonjësve të qeverisë kanë ngjallur zemërim te partitë politike.

Abadi ka shpallur fushatën e reformave në muajin gusht, pas protestave masive kundër korrupsionit, shërbimeve të dobëta dhe shpenzimeve të pamatura të qeverisë.

XS
SM
MD
LG