Ndërlidhjet

Kerry: Rusia duhet ta ndalë mbështetjen e Assadit


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Rusia duhet të ndihmoj në gjetjen e zgjidhjes politike për konfliktin në Siri dhe jo vetëm ta mbështes regjimin e presidentit, Bashar al-Assad.

Duke folur në Televizionin Kazak, zoti Kerry theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me Rusinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës katërvjeçare, nga e cila janë vrarë më se 250 mijë vetë, ndërsa miliona njerëz janë larguar nga Siria, duke shkuar në Evropë dhe vendet e tjera.

“Qartas, ne do të dëshironim të bashkëpunojmë, e jo të kundërshtojmë”, tha Kerry dhe ka shpjeguar se “realisht shumë varet nga zgjidhjet që i bënë Moska lidhur me atë se a është atje për të gjetur zgjidhje politike ose nëse është atje thjesht për ta mbështetur regjimin e Assadit”.

“Nëse është vetëm çështja e regjimit, ky është problem, pasi Turqia, Katari, Arabia Saudite, vendet e tjera, opozita, nuk do të ndalen së luftuari kundër Assadit”, tha John Kerry.

Më 30 shtator, Rusia e ka filluar fushatën e sulmeve ajrore në Siri, për të cilën Kremlini thotë se i ka në shënjestër caqet e militantëve radikalë të Shtetit Islamik.

Por, shumë vëzhgues thonë se në fakt, Rusia synon eliminimin e grupeve kryengritëse, që kërkojnë përmbysjen e Assadit.

Disa prej këtyre grupeve janë stërvitur dhe kanë marrë armatime të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG