Ndërlidhjet

Irani mbyll “KFC”-në një ditë pas hapjes


Iran, KFC
Iran, KFC

Vetëm një ditë pasi është hapur, Irani ka mbyllur atë që, sipas zyrtarëve, ka qenë degë e zinxhirit amerikan të ushqimit të shpejtë “Kentucky Fried Chicken” (KFC).

Udhëheqësi i restorantit, të quajtur Halal KFC, ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me kompaninë amerikane.

Policia ka justifikuar vendimin duke thënë se restoranti ka nisur të operojë me leje false.

Mbyllja vjen në kohën e shqetësimeve në Iran për rritjen e ndikimit të Perëndimit në Republikën Islamike.

“Mbyllja e Halal KFC ka të bëje me kequptime. Policia mendon se restoranti është degë e KFC-së amerikane”, ka thënë menaxheri i Halal KFC, Abbas Pazuki.

XS
SM
MD
LG