Ndërlidhjet

Më shumë se 20 të vdekur në aeroplanin e rrëzuar në Sudanin Jugor


Pamje nga aeroplani i rrëzuar sot.
Pamje nga aeroplani i rrëzuar sot.

Misioni diplomatik i Rusisë, në Ugandë ka deklaruar se në mesin e të vdekurve, në aeroplanin i i cili po transportonte pasagjerë, pesë persona janë rusë.

Zëdhënësi i presidencës Ateny Wek Ateny ka thënë se janë së paku dy të mbijetuar deri tash, një anëtarë i bordit dhe një fëmijë.

Një aeroplan i mallrave, prodhim rus, i cili transportonte edhe pasagjerë, është rrëzuar sot pasi është nisur nga kryeqyteti i Sudanit Jugor, Juba.

Së paku 23 persona kanë humbur jetën, por disa raporte flasin edhe për 40 të vrarë.

Nuk është e qartë se sa njerëz kanë vdekur në aeroplan dhe sa jashtë tij.

Raportohet se aeroplani Antonov ka qenë duke udhëtuar për në shtetin Nili i Epërm.

Aeroplanët e mallrave drejt zonave të largëta të Sudanit Jugor shpesh bartin edhe pasagjerë.

XS
SM
MD
LG