Ndërlidhjet

Për herë ta parë një takim mes qeverisë së Bosnjës dhe Serbisë


Pamje nga pritja.
Pamje nga pritja.

Qeveria e Serbisë dhe ajo e Bosnje Hercegovinës janë takuar për herë të parë, në një kabinet të përbashkët.

Në agjendën e këtij sesioni që do të mbahet në Sarajevë, parashihen diskutime rreth çështjeve për personat e zhdukur, telekomunikimin, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Lufta e Bosnje Hercegovinës, e cila është zhvilluar mes viteve 1992-95, ku kanë humbur jetën mbi 100 mijë njerëz, vazhdon të lë në hije marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnjës.

Që të dyja vendet synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG