Ndërlidhjet

Në Iran mbahet protestë kundër SHBA-ve


Pamja nga marshi i sotëm.
Pamja nga marshi i sotëm.

Me qindra protestues kanë marshuar sot në Teheran, për të shënuar 36 vjetorin e marrjes së ambasadës amerikane në Iran.

Më 4 nëntor 1979, studentë radikal kanë sulmuar ambasadën amerikane, duke mbajtur peng 52 amerikanë, për 444 ditë, veprim i cili ka quar në prishjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Në këtë marrë të organizuar nga shteti, në Teheran, pjesëmarrësit kanë djegur flamurin amerikan dhe kanë brohoritur “Zoti e shkatërroftë Amerikën.”

Prokurori i shtetit Ebrahim Raeisi i ka thënë turmës se një numër i “shkrimtarëve dhe spiunëve të punësuar nga Amerika” janë dënuar, pa dhënë ndonjë shpjegim më shumë.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete tjera në Iran.

XS
SM
MD
LG