Ndërlidhjet

Ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në fabrikën në Pakistan


Ekipet e shpëtimit duke nxjerr një person të plagosur.
Ekipet e shpëtimit duke nxjerr një person të plagosur.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në qytetin lindor Lahore, në Pakistan për të shpëtuar dhjetëra njerëz që mendohet të jenë të bllokuar në rrënojat e një fabrike të shembur.

Të paktën 18 njerëz vdiqën nga kjo tragjedi.

Ushtria ka thënë se është duke dërguar një ekip të inxhinierëve dhe ekspertëve për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Rreth 100 të mbijetuar janë larguar nga rrënojat e fabrikës.

Zyrtarët thanë se 150 persona besohet të ketë qenë në ndërtesë, kur ajo u shemb, por punëtorët thonë se shifra mund të ketë qenë më e lartë.

Shkaku i tragjedisë është ende i panjohur.

Zyrtarët thanë se ndërtesa mund të ketë pësuar dëme strukturore edhe nga tërmeti që goditi rajonin javën e kaluar, duke vrarë më shumë se 400 njerëz.

XS
SM
MD
LG